Në këtë ditë zie na ndriçohen zemrat me fitoren e Nora Gjakovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka uruar xhudisten Nora Gjakova për medaljen e artë që e fitoi sot në Lojërat Olimpike, raporton Fokusi.info.

Përmes një shkrimi në Twitter, Kurti ka thënë se në këtë ditë zie, kur po kujtohen jetët e humbura nga aksidenti tragjik në Kroaci, shqiptarët i janë gëzuar suksesit të Nora Gjakovës në olimpiadën Tokyo 2020./Fokusi.info/