Kryeministri Kurti pret në aeroport kancelarin gjerman, Scholz

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka arritur në Kosovë për vizitë zyrtare, ku është pritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nga kryeministri, Albin Kurti, i cili është i shoqëruar nga ambasadori gjerman, Jorn Rhode.

Scholz ka mbërritur në Prishtinë rreth orës 09:45 minuta.

Kancelari gjerman pritet të mbajë takimin me kryeministrin Kurti në orën 10:45 në objektin e Qeverinë e Kosovës.

Përveç Kurtit, Scholz do t’i vizitojë edhe ushtarët gjermanë që shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë.