‘Në koordinim me Vuciq’, Haradinaj: Kurti po synon të krijoj një autonomi politike në veri, jo Asociacion

Ramush Haradinaj ka dhënë një mendim ndryshe nga ajo që kemi dëgjuar deri më sot në opinion që ka të bëjë me temën e Asociacionit, ku sipas tij kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po synon të krijojë autonomi politike në veri, e jo Asociacion.

Z. Haradinaj fillimisht flet për “tërheqjen e Kurtit nga veriu”, ku thotë se kryeministri u frikësua se do të hyjë në listë të zezë së bashku me Vulinin në një intervistë për Periskopin, përballë Dafina Demakut.

“Kurti e bëri tërheqjen sepse u frikësu se do të hyj në listë të zezë me Vulinin. Le ta dij i madh e i vogël në VV e në Kosovë. E kuptoi se nuk ka hajgare më, e kuptoj se nuk do të tolerohet më. I harroj krej kushtet dhe krejt pasojat që i ka bë. Kur erdhi te vetja e vet, menjëherë lëvizi. Kjo i bjen që ky do të lëvizi çdoherë për vete, jo për Kosovën. Për Kosovën ka qenë mirë në shtator të vitit që shkoi, kur i kanë afru amerikanët opsionin e vetmenaxhimit të situatës në veri, tabelave e proceseve të tjera deri në ditën e sotme. Të kishte vepru me amerikanët do të kishte sot shumë afër NATO-s. Ky i shkaktoi gjitha këto dëme sepse nuk mërzitet për Kosovën, por kur i vjen te vetja e vetë, lëviz dhe nuk i vjen marre. Asgjë e mirë nuk ka ndodhë në veri apo Kosovë nga kjo vonesë e Kurtit, përkundrazi dëmet janë të pariparueshme. Heqja e sanksioneve nuk është as me automatizëm, sa që kuptohet edhe kthimi i besimit nuk ndodh me automatizëm sepse është proces i gjatë me kriju besim. Do ta kenë të vështirë edhe qeveritë e ardhshme sepse Kurti nuk mundet më ta rikthej besimin me askënd, mirëpo pasojat do të mbesin në vend”.

Z. Haradinaj ndër të tjera foli edhe për një ndër pikat më të nxehta të marrëveshjes e që është Asociacioni. Megjithatë, sipas kreut të AAK-së, Kurti po synon të iu jap një autonomi politike serbëve në veri, e jo Asociacion”, tha z. Haradinaj në intervistën për Periskopin.

“Kurti po do të krijojë një realitet ndryshe në veri dhe po synon një lloj autonomie për veriun që është mjaft e rrezikshme për Kosovën. Me gjithë ato zhvillimet që i ka bë, ky po synon me iu dhanë një autonomi politike në Veri dhe jo Asociacion. është duke koordinu në këtë drejtim, kjo po shihet që po ndodhë prapa shpinës sonë. është mjaft e logjikshme se nuk janë vetëm këto 3-4 përgjimet që kanë dalë e që ne i dijmë këto. Pra, shihet një koordinim që sa herë që Vucic është në vështirësi, Kurti bën gabime dhe e shpëton, i jep kohë. E, tani Kurti me këtë tërheqje është duke i blerë kohë Vuçiqit realisht për shkak se u konstatu se mundet me qenë i goditur edhe ky nesër. Për atë po them se të gjitha angazhimet e tij nuk kanë të bëjne “për me shpëtu Kosovën nga Asociacioni”, ngase kemi marrë garanca në vazhdimësi nga amerikanët e evropianët se Asociacioni do të jetë kushtetues dhe në bazë të ligjeve të Kososvës dhe do t’i obligohet ligjeve të brendshme”, u shpreh z. Haradinaj./Periskopi/