Asnjë i vdekur dhe 16 raste të reja me COVID-19

Asnjë person me COVID-19 nuk ka vdekur në 24 orët e fundit në vend.

Në ndërkohë edhe sot, ashtu sikur dje, janë konfirmuar 16 raste të reja me koronavirus nga 2.280 testime të kryera.

Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë është 157.184.

Në total numri i rasteve aktive në vend është 464.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.348 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.532.585 doza të vaksinës.

Deri më sot 697.728 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.