Në makinë me dy vajzat dhe bashkëshorten, shoferi i “Opel-it” niset me urgjencë drejt Traumës

Një aksident i rëndë u raportua pasditen e së dielës në fshatin Pajovë, pranë Peqinit.

Dy automjete, u përplasën me njëra tjetrën e për pasojë tre persona mbetën të plagosur.

Së fundmi mësohet se drejtuesi i njërës prej makinave, është nisur për në spitalin e Traumës. Ai udhëtonte në makinë (Opel) me bashkëshorten dhe dy vajzat.

Bëhet e dije se 45-vjeçari ka marrë dëmtime të shumta në mushkëri. Ai po tranportohet drejt Tiranës me një autoambulancë.