Në ora 12:00 prezantohen masat e reja antiCovid19

Paralajmërimit për ashpërsimin e masave nga ana e ministrit të shëndestësisë, Armend Zemaj, dhe kreut të Qeverisë, Avdullah Hoti duket se i erdhi fundi.

Qeveria e Kosovës pritet t’i miratojë sot në ora 12:00 masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit në Kosovë.

Masat e reja do të prekin më së shumti sektorin e gastronomisë, pasi që pritet të ketë kufizim të veprimit.

“Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, mban konferencë për medie, lidhur me masat e reja anti-Covid 19. (Ndërtesa e Qeverisë), ora 12:00”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.