Në pranga një person i dyshuar për veprën penale shantazh

Policia e Kosovës ka njoftura se ka arrestuar një person në Ferizaj, i cili dyshohet për veprër penale shantazh.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘shantazh’

13.05.2019, Ferizaj
Hetuesit e Njësitit të Hetimeve të Stacionit Policor të Ferizajt, kanë arrestuar të
dyshuarin A. K. (m/sh/k /20 vjeç) me dyshimin e bazuar se i dyshuari ka kryer
veprën penale të shantazhit ndaj viktimës femër, e mitur.

Për disa ditë rresht, i dyshuari, përmes rrjetit social Facebook, në mënyrë sistematike
e kishte kërcënuar dhe shantazhuar viktimën duke i kërkuar një shumë parash
përndryshe do t’i publikonte disa fotografi intime të viktimës.
Të gjitha veprimet e hetuesve policorë janë bërë në koordinim me Prokurorinë e
Shtetit dhe i dyshuari është arrestuar në flagrancë derisa ishte duke ia marrë 100 euro
nga viktima.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Ferizaj, ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e
mbajtjes për 48 orë, ndërsa rasti pas kompletimit do të procedohet në prokurori.

Me respekt
Zyra Rajonale për Informim
Rajoni i Ferizajt