Në Skenderaj ka filluar manifestimi kushtuar mërgimtarëve (video)

“I gjithë Skenderaj është i juaji”, iu drejtohet mërgimtarëve kryetari i komunes, Bekim Jashari, përcjell fokusi.info

Në Skenderaj ka filluar manifestimi “Të argëtohemi së bashku” me aktivitete kushtuar mërgimtarëve, përgjatë dy muajve në vazhdim.

Sheshi “Adem Jashari” ka bërë bashkë banorët e Skenderajt dhe nga vende të ndryshme të botës.

“Kjo mbrëmje mirë së ardhjeje për motrat dhe vëllezërit tanë, shënon dhe fillimin e projektit të quajtur “Të argëtohemi së bashku”, ku një pjesë e sheshit tonë të bukur me emrin e kryekomandantit Adem Jashari, është shndërruar në një nga pjesët më kreative të qytetit tonë, ku rinia dhe kushdo tjetër do të ketë mundësinë e argëtimit me aktivitetet e shumta të organizuara për nder të ardhjes së bashkatdhetarëve tanë”, shkruan Jashari.

Ai ka theksuar se në dy muajt në vijim, nuk do të mungojnë aktivitete të ndryshme për diasporën, të cilëve u ka uruar pushime verore të këndshme./Fokusi.info/