Haradinaj: Kurti po e ndihmon skenarin e Serbisë për dështimin e planit franko-gjerman

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për zhvillimet e fundit në vend në një konferencë për medie, shkruan Fokusi.info.

Ai ka kritikuar Kurtin për qasjen e tij ndaj kërkesave të Amerikës, duke thënë se po i bashkohet skenarit të Serbisë, skenar ky që ka dështimin e planit franko-gjerman, që në përmbajtje ka njohjn e Kosovës nga Serbia.

“Serbia, sponzorët e Serbisë, skenar kanë dështimin e marrëveshjes, tashmë të njohur si plani franko gjerman që në përmbajtje e ka njohjen e Kosovës nga Serbia. Në këtë skenar për fat të keq është kyç dhe po e ndihmon Albin Kurti.

Në tetor në Prishtinë dhe Beograd ka ardhë porpozim marrëveshja që ka në përmbajtje njohjen reciproke Kosovë- Serbi. Përgjigja e Kosovës nuk është se ka qenë e qarte, por reagimi i Serbisë ishte mospajtim me këtë marrëveshje.

Albin Kurti me demagoget e vet ne qeveri ka vendos mos me ece në rrugën qe e ka kërku Amerika, por me ece ne një rruge te paqartë. Serbia ka arrit sot me nxjerr jashtë funksionet institucionet e Kosovës ne qeveri”, tha Haradinaj