Nedim Bajrami ‘tërbon’ Interin dhe feston me shqiponjë, Sassuolo përmbys zikaltërit në ‘San Siro’

Interi humbi 1-2 me Sassuolon në “San Siro” për javën e gjashtë në Serie A. Pasi mundën Juventusin 4-2 në fundjavë, Sassuolo mposhti edhe Interin duke i shkaktuar disfatën e parë sezonale zikaltërve. Tri pikët e radhës për Sassuolon kishin edhe arome shqiptare, me Nedim Bajramin që shënoi për miqtë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve, teksa Dumfries shënoi pas asistit të Thuram. Në fraksionin e dytë Nedim Bajrami barazoi fillimisht shifrat. Duhej minuta e 54 që fantazisti i Kombëtares të shfrytëzonte asistin e Berardit dhe me një të djathtë të fortë të mposhtte Sommer.

Sassuolo shtoi presion dhe gjeti golin e fitores me Berardin në minutën e 63-të. Megjithëse Interi tentoi barazimin, miqtë ia dolën të dilnin me tri pikë, duke vijuar rezultatet e mira.