Joshua konfirmon revanshin me Ruiz, kjo është koha kur do të zhvillohet meçi

Anthony Joshua ka bërë me dije se revanshi mes tij dhe meksikanit Andy Ruiz Jr do të zhvillohet në nëntor, pa konfirmuar një datë të saktë dhe vendin se ku do të zhvillohet kjo sfidë.

Përballja e parë u zhvillua më 1 qershor në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut, meç që i befasoi të gjithë.

Ai mundi me “KO teknik” në raundin e shtatë britanikun, duke i marrë titujt kampionë bote në peshën e rëndë (kategoritë IBF, WBO dhe WBA). Mediat britanike konfirmojnë gjithashtu se Joshua do të vazhdojë të punojë me trajnerin Rob McCracken, por ky bashkëpunim mund të ndërpritet në rast se ai do të humbasë edhe revanshin.

“Kemi piketuar nëntorin dhe besoj se deri atëherë gjithçka do të jetë gati. Këtë herë nuk do të ketë më surpriza”, tha Joshua.

Gjasat janë që revanshi të zhvillohet në Britaninë e Madhe (Londër ose Kardif).