Një grua 24-vjeçare është arrestuar pasi një bebe është shpëtuar nga kazanët e plehrave në qytetin e Kalamatës dhe dyshohet se është pikërisht e ëma që e ka hedhur.
Bebja që dyshohet të ishte vetëm disa ditësh është gjetur nga një grua e cila e ka dëgjuar duke qarë në plehra.
Fëmija është shpëtuar vetëm pak minuta para se të vinte makina e plehrave dhe të pastronte kazanët.
Në lidhje me këtë ngjarje ka folur edhe kryebashkiaku i Kalamatës i cili u shpreh:
Fëmija ishte me fat pasi mbledhja e mbeturinave atë ditë është vonuar pak. Kamionët jo vetëm i ngarkojnë, por edhe i shtypin mbeturinat./TCh