Mustafa: Individët që kanë qenë pjesë e administratës së dhunshme në periudhën e pushtimit serb, mos t’u adresohen mediave

Rrustem Mustafa ka shkruar se individët që kanë qenë pjesë e administratës së dhunshme në periudhën e pushtimit serb gjatë viteve 1989-1999 nuk duhet t’u adresohen mediave.

Sipas komandant Remit ata janë njerëz që përvjedhin fokusin e autoritetit duke iu vardisur liderëve pa i vihen në shërbim të keqës.

“Preventiva e luftës hibride ruso-sërbe… Individëd të cilët kanë qenë pjesë e administratës së dhunshme në periudhën e pushtimit serb 1989-99, nuk duhet vazhduar t’u adresohen mediave. Ata kanë qenë dhe mbeten njerëz që përvjedhin fokusin e autoritetit duke u vardisur rreth liderëve dhe pa hezitim vihen në shërbim të së keqës.”

Mustafa ka shtuar se duke i mënjanuar këta persona nga platformat publike, evitohen dëmet nga spekulimet dhe lufta hibride ruso-serbe që mund t’i shkaktohen vendit.

“Në rrethana të jashtëzakonshme siç jemi ne sot, është mëse e nevojshme që të tillët të menjanohen nga mediat dhe platformat publike, dhe në këtë mënyrë të evitohen dëmet nga spekulimet dhe lufta hibride ruso-sërbe që mund t’i shkaktohen vendit. Asnjërit nga të tillët nuk mbajnë barrë për ata që ikën dhe nuk kthehen më, ndihuni të sigurt në vendin tuaj, tani të PAVARUR!”