Nëna e raportoi të zhdukur, e mitura thotë se qëndroi me të dashurin e saj

Në Fushë Kosovë, dje një grua ka raportuar në polici se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer.

Për të njëjtin rast, është arrestuar një person i cili qëndori për disa ditë me të miturën.

Siç thuhet në raportin e policisë, vajza ka deklaruar se me vetëdëshirë ka qëndruar me një “mashkull kosovar me të cilin është në lidhje dashurie”.