Nënkryetari i VV në veri: Është turp se si Qeveria e ka lënë këtë pjesë, të hënën do t’u shkojë në Prishtinë (Video)

Lavdim Peci, zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosjes në pjesën veriore të Kosovës që mbanë edhe pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Komunës së Zveçanit ka kritikuar sonte ashpër qeverinë në detyrë që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Duke folur në një lidhje direkte nga veriu i Mitrovicës në lajmet qendrore në RTK, zyrtari i VV-së, Lulzim Peci tha se gjatë gjithë ditës është përpjekur të komunikoj me partinë e tij Vetëvendosje dhe me Qeverinë por që askush nuk i është lajmëruar.

“Marre është për Qeverinë e Kosovës çka janë tu bë. Këtu qytetarët janë duke vuajtur. Unë ju kam dërguar edhe letër zyrtare partisë dhe Qeverisë deri të hënën i pres nëse s’marr përgjigje kam me ju shku në Prishtinë”, ka thënë ndër të tjera zyrtari i lartë i VV nga Komuna e Zveçanit në veri të Kosovës.

Më poshtë mund ta ndiqni deklaratën e plotë të Lavdim Pecit nga min 11: