Nënsekretari i Departamentit të Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Derek Chollet, do të arrijë për vizitë në Kosovë

Nënsekretari i Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Derek Chollet nga e diela do të jetë për vizitë në Kosovë.

Mediet bëjnë të ditur se ky diplomat amerikan nuk do të jetë vetëm, por i shoqëruar nga zyrtarë të tjerë të lartë të sigurisë amerikane. Derek Chollet ka deklaruar me këtë rast se ai me shoqëruesit e tij pritet të kenë takime në ndara me kryetaren, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Pas tensioneve muaj më parë në veri të Kosovës dhe protestave të serbëve lokalë, kjo do të jetë vizita me zyrtarë të lartë nga administrata e kryetarit Xho Bajden, në vendin tonë.