24 vjeçari porosit kafen dhe më pas gjen vdekjen

Një 24 vjeçar nga Elbasani ka humbur jetën këtë të enjte sapo ka hyrë në një bar-kafe.

Informacionet bëjnë me dije se i riu M.Allhidri ka porositur kafe, por pa marrë ende porosinë ka rënë nga karrigia në dysheme, menjëherë është transportuar për në spitalin e Prrenjasit, por ka qenë i pamundur shpëtimi i tij.

Dyshohet se shkak i vdekjes të ketë qenë ataku kardiak, ndërkohë priten rezultatet e ekspertizës.