Nënshkruhet marrëveshja e koalicionit parazgjedhor AAK-Nisma

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA kanë lidhur koalicion parazgjedhor.

Kjo u bë e ditur përmes një konference për media.

Haradinaj ka thënë se ata janë bashkuar për arsyen se nuk duan t’i lënë qytetarët e Kosovës pa kujdes, pasi sipas tij, ata janë të “luftuar” nga Qeveria.

“Kemi vlerësuar që qytetari i Kosovës ka mbetur i papërfaqësuar, është lënë vetëm, e në rast të caktuar edhe i luftuar prej atyre që është dashur të përkujdeset për të, e në këtë rast i luftuar nga Qeveria, nga kryeministri Kurti. E ku shihet kjo, së pari mund ta përmend me respekt kategorinë e lirisë, pra që janë luftuar nga kjo qeveri, e mbani mend grevën e arsimit, sindikatës sesi janë trajtuar mësimdhënësit, mund të vazhdojë kështu me radhë për shumë kategori, pra sektorë, por edhe për projekte kapitale të vendit. Sot qytetari ynë e paguan rrymën më së shtrenjti në rajon, e që kjo qeveri ka qenë kundër investimeve në energji”, ka deklaruar Haradinaj.

“Jemi të varfër sepse Qeveria është e pasur”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, Limaj ka thënë se koalicioni parazgjedhor me AAK-në është lajm i mirë për politikën në Kosovë dhe gjithë qytetarët.

“Besoj që është lajm i mirë për kosovën politike për qytetarët. Jemi dëshmitar për gjendjen që është vendi ynë. Ka nevojë për bashkim të forcave që kanë cka japin, duan të shohin ndryshe zhvillimin e vendit pozicionin e vendit. Shumë tema që njerëzit e Kosovës duan ti shohin më mirë., Duke shikuar e respektuar zërin e mijëra njerëzve sot më shumë se kurrë ka nevojë bashkimin e energjive pozitive, bashkim në diverzitet bashkim në iniciativa. Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për një dinamikë të re opozitare, opozitë e angazhuar, ku kritikon ku duhet kritikuar, që na jep alternativë”, ka deklaruar ai.