Nënshkruhet marrëveshja mes Kurtit e Abazoviqit

Është nënshkruar marrëveshja për shërbimet ajrore mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe atij të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Marrëveshja në fjalë është nënshkruar në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Në fjalën e tij gjatë takimit, Kurti nisi me krekosjet për të ashtuquajturat, të arritura të Qeverisë së tij.

Pas takimit, pritet të ketë konferencë për media nga dy kryeministrat.