Reali fiton ndaj Alaves, merr kreun e tabelës (video)

Real Madrid ka shënuar fitore të vështirë por shumë të rëndësishme në udhëtim te Deportivo Alaves, me rezultat 1:2.

Në një terren aspak të përshtatshëm i përshkruar me reshje të mëdha shiu, skuadra e Zinedine Zidane ia doli të kthehej me pikë të plota nga ky udhëtim.

Sergio Ramos në minutën e 53’ bëri një shkëputje të lartë dhe shënoi me kokë për 0-1.

Lucas Perez barazoi në 1:1 nga penalltia në minutën e 65’.

Fitoren Real Madridit ia siguroi mbrojtësi Dani Carvajal, kur shënoi në minutën e 69’.

Me këtë fitore, Real Madrid numëron 31 pikë, dhe renditet në vendin e parë.

0:1 Ramos

https://streamable.com/4x6u4

1:1 Lucas Perz

1:2 Carvajal

https://streamable.com/lszr3