Nënshkruhet marrëveshja për bashkim të përfaqësive diplomatike e konsullore (video)

Në Tiranë, nënshkruhet marrëveshja ndërministrore për bashkim të përfaqësive diplomatike e konsullore në mes të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kjo u bë e ditur përmes Facebook, nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

“Nënshkrimi i marrëveshjes ndërministrore, për bashkim të përfaqësive diplomatike e konsullore dhe për bashkëpunim strategjik në fushën e politikës së jashtme – Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli”, shkruan Rama.