Nëse e njihni këtë person, lajmërojeni Policinë, terrorizoi një familje në Pejë

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, më autorizim të Prokurorisë Themelore nё Pejё, me qëllim identifikimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është i dyshuar se me datë 13.05.2021 rreth orës 21:20, në fshatin Nabergjan-Pejë, ka hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës, dhe pasi është hetuar nga pronarët e shtëpisë i njeti ka shtënë me arëm zjarri në drejtim të viktimave dhe si pasoj një (1) person është palgosur nga arma e zjarrit.

I dyshuari është i kërkuar për veprën penale:
-“VRASJE NË TENTATIVË”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion dhe mund ta identifiokoj personin e dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)039 432 327-Drejtoria Rajonale PejëE-mail adresa: [email protected]