Ndeshje ndërmjet një traktori dhe një “Passati” afër Klinës

Një aksident i rëndë ka ndodhur ndërmjet një traktori dhe një veture të tipit “Passat”, në rrugën magjistrale, në fshatin Gremnik të Klinës.

Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime ka pësuar shoferi i traktorit. Ai është dërguar nga kalimtarët e rastit në QKMF-në e Klinës, ka mësuar ekipi i Ekonomia Online, nga dëshmitarët e aksidentit.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.