Nesër 14 orë pa ujë, ja në cilat lagje

Konsumatorët e Fushës Kosovës, lagjes Kalabria të Prishtinës dhe zona Industriale nesër duke filluar nga ora 07:00 deri në ora 21:00, nuk do të kenë furnizim me ujë nga sistemi i rezervuarit në Shkabaj.

Ndërprerja e ujit bëhet si shkak i punimeve teknike në realizimin e kyçjes- degëzimit për linjën e re OD 060mm në drejtim të Fushë-Kosovës.

“Pas përfundimit të kësaj kyçje mbetet të bëhet edhe dezinfektimi final i linjës, realizimi i zoonimeve finale ne qytet dhe në bazë të planifikimeve shpresojmë që Fushë Kosova të filloj të furnizohet normalisht me ujë nga FPU Shkabaj nga data 18.06.2019”, thuhet në njoftimin për media.