I nxehti shkakton edhe viktima

Pjesa më e madhe e Europës Perëndimore po përballet me temperatura shumë të larta, të cilat sot kanë prekur kulmin.

Në veri të Francës dhe në Paris, termometri ka shënuar 40.6 gradë celcius. Në Britaninë e Madhe, temperaturat do të shkojnë në 39 gradë celcius.

Autoritetet franceze kanë bërë me dije se në disa rajone të Parisit, temperaturat mund të shkojnë deri në 42-43 gradë celcius.

Ndërkohë në Belgjikë, Gjermani dhe Holandë, termometri ka shënuar 40.2, 40.5 dhe 39.3 gradë celcius respektivisht.

Në Francë autoritetet kanë këshilluar njerëzit që të pakësojnë udhëtimet dhe të punojnë nga shtëpia nëse është e mundur.

Ndërkohë shefi i punimeve për restaurimin e Notre-Dame ka paralajmëruar se nga nxehtësia, çatia e katedrales mund të bjerë. Deri më tani nga i nxehti në Francë kanë humbur jetën pesë persona kryesisht të moshuar.

BBC