Nesër mot me shi dhe borë në Kosovë

Instituti Hidrometereologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me shi dhe borë, shkruan Fokusi.info.

Njoftimi i plotë i IHK:

Moti nesër, 27.12.2020
Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore. Reshje bore pritet të bie kryesisht në zonat malore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme por dominues do të mbetet jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.