Nga 56 gra që janë në burg, 28 lirohen dhe përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit 28 të tjera (video)

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, doli përpara mediave për amnistinë, shkruan Fokusi.info.

Më poshtë e gjeni amnistinë që u bë sot:

✅Nga 56 gra që janë në burg, 28 gra lirohen nga burgu dhe përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit të mbetur 28 të tjera.

✅Nga të miturit përfitojnë lirinë 4 persona dhe uljen e 1/3 së dënimit për dy të tjerë

✅ Përfitojnë edhe një numër i konsiderueshëm burrash, të cilët janë dënuar me dënim të formës së prerë deri në 2 vjet, dënim i formës së prerë deri në datën 30.09.2019, ose u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet burgim.

✅Edhe burrat mbi 60 vjeç të cilët nuk janë dënuar për vepra penale që janë të ndaluara për të përfituar nga amnistia.

Sigurisht, duhet vënë në dukje që pavarësisht se një pjesë e të dënuarve mund të përmbushin kushtin e dënimit ose të moshës, në rast se këto persona janë dënuar për një kategori të caktuar të veprave penale, që kryesisht janë vepra penale të rënda ose shumë të rënda, nuk mund të përfitojnë nga kjo amnisti.