Nga e hëna në kalimin kufitar Preshevë-Tabanoc fillon implementimi i kufirit të integruar

Nga e hëna në vendkalimin kufitar Preshevë-Tabanoc mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut do të filloj implementimi i kufirit të integruar, që do të thotë se gjatë daljes nga Serbia për në Maqedoni udhëtarët do ti nënshtrohen vetëm kontrollit në Tabanoc te pjesa e Maqedonisë, kurse gjatë kthimit nga Maqedonia do të ndalen për kontrollë vetëm në doganën e Serbisë, merr vesh rtvpresheva.com.

Kufiri i integruar në këtë vendkalim nënkupton që shërbimet e të dy vendeve do të jenë në të njëjtin shtëpizë dhe do të punojnë së bashku me qëllim që qarkullimi i njerëzve dhe mallrave të bëhet sa më i shpejtë dhe të evitohen pritjet e gjata.

Fillimin e aplikimit të kufirit të integruar solemnisht do ta inagurojnë dy kryeministrat e Serbisë dhe i Maqedonisë Veriore Ana Brnabic dhe Zoran Zaev ditën hënën, më 26 gusht. Ana Brnabic më pas do të takohet me Kryeministrin e Maqedonisë në Shkup, dhe është planifikuar një takim midis delegacioneve të të dy vendeve dhe nënshkrimit të disa marrëveshjeve të bashkëpunimit.

Marrëveshje për kalim të integruar u nënshkrua në 12 korrik në Beograd.