Rama tregon a e prishi “Badovci” me PDK-në

I pari i Prishtinës, Përparim Rama ditë më parë ka shkarkuar drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu dhe nënkryetaren e komunës, Donjeta Sahatçiun.

Pas këtyre shkarkimeve pati reagime të shumta nga Partia Demokratike e Kosovës.

Sipas PDK-së, me Lidhjen Demokratike të Kosovës në kryeqytet i ndau shkëmbimi i pronave në Badovc.

Një gjë të tillë e ka mohuar, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, teksa këto shkarkime ai i ka quajtur ristrukturim të kabinetit qeverisës në kryeqytet.

Sipas tij, “Raportimet se Përparim Rama po bën diçka jo ligjore, se tokat 8 hektar po i ndërron me 20 hektar janë të pavërteta”.

Ai ka thënë se ky proces ka filluar në qeverisjen e kaluar.

“Faktet thojnë se një tokë me 13 hektar afër liqenit është vlersuar me 8 milion. Ministria nga qeverisja e kaluar i ka kërkuar komunës për ta shtyrë procesin. Kjo pronë ka pasur leje ndërtimi dhe për shkak të presionit publik i kanë ndaluar punimet në atë pjesë, sepse e kanë prononcu si pronë me interes publik për mos me leju me u ndërtu rreth liqenit për ta mbrojtur ujin”, është shprehur Rama.