Nga gripi sezonal janë 29 mijë raste të dyshimta (video)

Edhe Kosova është prekur nga gripi sezonal dhe deri më tani janë mbi 29 mijë raste të dyshimta.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani,  tha se ekipi i IKSHP-së ka qenë gati që nga 1 tetori për të mbarëvajtur procesin e gripit.

“Ne kemi njoftuar qytetarët dhe u kemi rekomanduar për procesin e mbrojtjes. Ne kemi krijuar edhe komunitetin për të mbikëqyrë gripin sezonal për rastet edhe më ët rënda”, tha ai sot në “Studio e Hapur”, në RTK3.

Sipas tij edhe duhani e alkooli ndikojnë në sëmundjen respiratori. “Duhani zvogëlon imunitetin lokal të organizmit’, tha ai sot në “Studio e Hapur”, në RTK3.

Ai tha se të gjitha pacientët që kanë shenja të gripit duhet të lajmërohen tek mjekët familjar.