Nga Krusha, Haradinaj: Serbia s’mund t’i jap paqe Ballkanit pa i pranuar krimet e kryera në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në tubimin përkujtimor kushtuar 20- vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe.

Haradinaj ka thënë se Serbia nuk mund t’i jap paqe Ballkanit nëse nuk i njeh krimet e kryera në Kosovë.

“Po i dëgjoj politikanët serbë që mohojnë krimet dhe dhimbjet tonë. Ne kemi dhjetëra vende ku janë vrarë civilë të pafajshëm, të shumë etnive dhe besimeve. Është e pakuptimtë që Serbia të kërkojë diçka për njohje. Si ka mundësi të mohohet Krusha e Suhareka? Si ka mundësi që Vuçiqi, Bërnabiqi dhe Daçiqi, ta mohojnë të vërtetën? Si dëshirojmë t’i japin paqe Ballkanit? Ne edhe me këta të pagjetur kemi shkuar në dialog. Si ka mundësi që ata t’i kërkojnë Kosovës të plotësojë kushte për të shkuar në dialog?”, ka deklaruar Haradinaj.