Nga nesër të gjitha universitete publike futen në grevë

Rektorët e universiteteve publike në Kosovë kanë mbajtur sot një takim, gjatë së cilit është marrë vendim që të gjitha universitetet publike në Kosovë të futen në grevë të përgjithshme nga nesër (e martë).

Rektorët e universiteteve publike kanë paralajmëruar edhe protesta.

Shkak për këtë është bërë mos realizimi i kërkesës së tyre, për shkarkimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, i cili kishte pezulluar 42 drejtime e programe në të gjitha universitetet publike të Kosovës.

Konferenca e rektoreve ka marrë vendim që t’i ndërpret të gjitha komunikimet me ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

Rektorët kanë kërkuar shkarkimin e ministrit, shkarkimin e bordit të KSHC-së dhe shfuqizimin e vendimeve për tërheqje dhe refuzim të akreditimit të programeve që kanë qenë të akredituara.

Vendimi i plotë nga Konferenca e Rektorëve: