Nga rrjeti 5G tek meteori i rënë në Kinë: Teoritë e çuditshme që dolën për koronavirusin misterioz

Koronavirus duket se do të shpallë pandeminë globale nëse ecën me këto ritme, dhe kurdo që ka një situatë të tillë, përhapen disa mite të çuditshme për origjinën e saj, të cilat siç vërtetojnë ekspertët janë Fake dhe të përhapura qëllimisht.

Teoricienët konspirativë spekulojnë se rrjeti 5G krijoi virusin duke thithur oksigjenin nga mushkëritë e njerëzve. Të tjerë pretendojnë se koronavirusi është një armë biokimike e krijuar në një laborator në Kinë dhe që doli aksidentalisht jashtë dyerve të këtij laboratori. Ka dhe të tjetër që thonë se një meteor që ka rënë në tokë mund të ketë përhapur këtë virus të mistershëm.

Për këto teori dhe shumë të tjera për kurimin dhe mbrojtjen ka folur profesori i sëmundjeve infektive në Angli, i cili bën thirrje që të mos ndikohemi nga lajmet dhe historitë e rreme që po qarkullojnë.

Sot numri i të vdekurve u rrit në 3,300 dhe me më shumë se 96,000 raste të konfirmuara me koronavirus.

Më poshtë ju tregojmë të gjitha teoritë që u shpërndanë në rrjetet sociale në gjithë globin dhe të vërtetat.

1.   Rrjeti 5G nuk ka lidhje me koronavirusin

Ka një rritje të vogël të ekspozimit të njerëzve ndaj valëve, por nuk sjell pasoja për shëndetin publik.

2. Virusi nuk u krijua në një laborator

Nuk ka asnjë provë për krijimin e një arme biokimike në asnjë laborator të Kinës.

3. Virusi nuk vjen nga hapësira

Një shkencëtar me emrin Chris Wickramsinghe ka thënë se zbritja e një komete në Tokë në Kinë vitin e kaluar, përmbante grimca të Covid 19 të cilat u përhapën përmes ajrit tek njerëzit. Por asnjë shkencëtar tjetër nuk e mbështet teorinë e tij.

4. Maska nuk të mbron nga virusi

Çmimet e maskave janë rritur në gjithë botën për shkak të kërkesave të larta të njerëzve të firkësuar. Por ekspertët shëndetësorë vijojnë të bëjnë thirrje që askush të mos blejë, maskë, përveç stafeve mjekësore që trajtojnë pacientë dhe njerëz të infektuar të cilët duhet të mbajnë distancë dhe të vendosin maskë në raste teshtime apo lëshimit të spërklave.

5. Letrat ose pakot nga Kina nuk e bartin virusin.

Virusi zgjat vetëm pak orë dhe ata që porosisin online nga një shtet tjetër kanë 0 shanse të infektohen.

6. Llampat ultraviolet nuk e sterilizojnë lëkurën.

7. Hudhra nuk të mbron nga infektimi.

8. Vaji i susamit nuk e bllokon koronavirusin nga hyrja në trup.

9. Spërkatja e trupit me alkool ose klor nuk e largon virusin nëse je infektuar.

10. Skanuesit termik nuk zbulojnë gjithmonë njerëzit e infektuar

11. Kafshët shtëpiake nuk mund të sëmuren me koronavirus. Por ky mit ka rënë pasi u shënua rasti i parë në Pekin.

12. Vaksinat kundër pneumonisë nuk do të mbrojnë kundër COVID-19

13. Spërkatja e kripës në hundë nuk do t’ju mbrojë

14. Gargara e gojës nuk ofron mbrojtje nga virusi

15. Të rinjtë gjithashtu mund të infektohen me COVID-19

16. Antibiotikët nuk do të kurojnë nga COVID-19

17. Tharësit e duarve nuk e vrasin koronavirusin