Nga sot Adriatik Kelmendi, zyrtarisht drejtor i Klan Kosovës

Moderatori i njohur i emisionit ‘Rubikon’, Adriatik Kelmendi është larguar nga Grupi KOHA dhe tani zyrtarisht nisi punën si drejtor në Klan Kosova.

Kelmendi ka njoftuar se nga sot do të jetë në krye të Klan Kosovës, si pasues i Baton Haxhiut.

Kelmendi është larguar nga KTV’ja pas 22 viteve, ai këtë e ka konfirmuar përmes një shkrimi në Facebook duke deklaruar se nuk do të jetë më pjesë e saj.

Ai ka falënderuar kolegët e tij që punoi me ta deri tani dhe pronarët Flaka Surroin dhe Veton Surroin.