Vuçiq: Dokumenti i 21 tetorit është një bazë e mirë për diskutime të mëtejshme në dialog

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në bisedimet në Bruksel kanë biseduar për të gjitha temat dhe marrëveshjet.

Ai, në një konferencë për media pas përfundimit të takimit disa orësh, ka theksuar ka thënë qartë se Serbia nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB apo pavarësinë e Kosovës.

“Ne shprehëm besimin tonë në letrën që nënshkruam në Beograd më 21 tetor se është një bazë e mirë për të vazhduar punën në të ardhmen e vetmja rezervë, ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në OKB, pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiq pas takimit.

Siç tha ai, Beogradi është plotësisht i përgatitur për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, shkruan Euronews Serbia, transmeton Klankosova.tv.