Ngeci kokëposhtë në një pemë, këto janë vështirësitë e zjarrfikësve për ta shpëtuar (video)

Një person ka ngecur kokëposhtë në një pemë, të cilit iu nevojit ndihma e zjarrfikësve për të shpëtuar nga ajo situatë.

Njëra nga këmbët e tij është e lidhur për një dege të pemës ku ka ngecur, derisa gjysma e trupit të tij është e pa-balancuar, transmeton lajmi.net.

Pamjet nga një ngjarje e tillë janë mundësuar nga një dëshmitar, të incizuara nga xhami i shtëpisë në afërsi të pemës. Më pas, këto pamje janë publikuar në tabloidin britanez ‘Daily Mail’.

Ngjarja ka ndodhur në Rochdale të Britanisë së Madhe, gjersa është nevojitur ndihma e tre zjarrfikësve për ta shpëtuar nga rënia prej pemës së personit të rrezikuar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.