Ngjarje e rëndë në Delvinë, djali i biznesmenit gjendet i vdekur

Një 29-vjeçar që prej dy ditësh ishte shpallur në kërkim është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm. Sipas informacioneve viktima është Enteo Isufaj nga Delvina dhe është djali i një biznesmeni të njohur në zonë.

Viktima ishte parë për herë të fundit me shoqerinë e tij ditën e diel teksa kishte festuar Pashkët, por nuk ishte kthyer në banesë. Familja kishte shpallur zhdukjen e tij, ndërsa sot në vendngjarje është gjetur një armë zjarri pistoletë e llojit TT, me të cilën dyshohet se mund edhe të jetë vetëvrarë.

NJOFTIMI I POLICISË

Në orën 11:05, pranë vendit të quajtur “Kaminat” dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi E. I., rreth 30 vjeç, banues në Delvinë. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tera veç asaj të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri pistoletë e llojit TT, me të cilën dyshohet se është vetëvrarë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë të gjitha hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.