Po kthehej në shtëpi, grabitet me armë kambisti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përrenjas mbrëmjen e sotme.

Një kambist i identifikuar si Besmir Shegani është sulmuar nga persona të paidentifikuar që i kanë grabitur me armë një shumë parash, prej më shumë se 10 milionë lekë të vjetra.

Polici ka shoqëruar 8 persona, por ende nuk ka autorë të identifikuar.

Policia Prrenjas/ Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në fshatin Katjel, Prrenjas, persona ende të paidentifikuar dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh shtetasit B.Sh., (kambist), banues në Prrenjas i cili ishte duke u kthyer për në banesën e tij.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Nga veprimet e menjëhershme janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Librazhd 8 persona për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën intensive për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.

Ndërkohë vijon krehja e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Pogradecit dhe Librazhdit.