Ngjarje e rëndë në Fier, një grua gjendet e vetëvarur në kasollen e bagëtive

Pasditen e sotme një 57-vjeçare i ka dhënë fund jetës.

Sipas policisë së Fierit gruaja është gjetur pa shenja jetë, e varur në kasollen e bagëtive, pranë banesës së saj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05, në fshatin Sektor-Seman, Fier.

“Dyshohet se është vetëvarur pranë banesës së saj (në kasollen e bagëtive), shtetasja E.Sh, 57 vjeçe”, njofton policia.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.