Ngjarje e rëndë në Shkodër, familjarët gjejnë të varur 58-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shtoj i Ri, në Shkodër pasditen e kësaj të enjte ku 58-vjeçari me inicialet P.S, i dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Pas njoftimit nga familjarët, policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes e nga këqyrja e trupit të viktimës nuk janë nuk janë konstatuar shenja dhune

Shkodër/Informacion Paraprak

Me date 04.02.2021, rreth orës 16:20, në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, shtetasi P. S. , 58 vjeç, është gjetur i vetëvarur në banesë nga familjaret e tij, nga verifikimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.