Ngjarje tragjike/ Adoleshenti gjendet i vetëvarur në kasolle

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Verri të Fierit.

Nga burime zyrtare mësohet se një 16-vjeçar ka varur veten brenda në kasolle.

Policia pas njoftimit, si dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje.

Nuk jepen detaje mbi motivin dhe rrethanat e adoleshentit me inicialet Gj.T, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Informacion paraprak i policisë

Sot rreth orës 16:30, dyshohet se është vetëvarur dhe ka ndërruar jetë një shtetas 16-vjeçar nga fshati Verri, Fier.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje./NOA.al