Aksident i rëndë në Prishtinë, disa të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në qendër të Prishtinës.

Të paktën tri vetura janë pëplasur në rrugën “Fehmi Agani” e njohur si rruga e “Kafeve të Vogla”.

Sipas dëshmitarëve disa persona janë lënduar nga përplasja e fortë e tri makinave.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ku po merret me hetimin e rastit.