Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme

Sot, më 14 shkurt janë paralajmëruar këto ngjarje.

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti takon drejtorët e shkollave të Rahovecit. (Shkolla “Isa Boletini”, Rahovec, ora 09:00);

Ministria e Administratës Publike organizon takimin inaugurues të Grupit Drejtues për të Dhëna të Hapura. (MAP, ora 10:00);

Oda e Afarizmit të Kosovës do të  takohet me kryetarin e Komunës së Hani Elezit, Rufki Suma dhe drejtoreshën e Zhvillimit Ekonomik, Sevime Laçi. (Komuna e Hani Elezit, ora 10:00);

Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën “Organizimi i Qendrave Kulturore në Diasporë”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Protetstojnë punëtorët e KEK-ut. (Para Qeverisë së Kosovës, ora 11:00)

Zhvillohet aktiviteti i përbashkët i Policisë dhe KFOR-it. (Qendra Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nënë Tereza” në Mitrovicë, ora 11:00)

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti do të mbajë takim me drejtorët e shkollave të Therandës. (DKA, Therandë, ora 11:00)

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë lansojnë portalin për tregti “Udhëzuesi i tregtisë ndërkombëtare”. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:30)

Koordinatori  Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti do të mbajë takim me drejtorët e shkollave të Gjakovës. (Biblioteka e Qytetit, ora 14:00)