Ngjarjet që janë paralajmëruar për ditën e sotme

Ngjarjet më të rëndësishme të ditës:

Sot gjatë ditës do të mblidhet Komisioni për Punë të Brendshme, Komuna e Prishtinës do të mbajë konferencë për media, punëtorët e larguar nga KEDS’i protestojnë para Gjykatës Themelore, etj.
Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) mban konferencë me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Merr pjesë dhe presidenti Hashim Thaçi.
Forumi i Gruas së LDK-së organizon tryezë diskutimi me temën “Ligji (s)na mbron”.

OSBE-ja dhe Këshilli i Medieve të Shkruara të Kosovës mbajnë punëtorinë “Luftimi i lajmeve të rrejshme dhe i propagandës në mediet online”.

Punëtorët e larguar nga KEDS-i protestojnë para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi, raporton në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit policor si dhe për raportin vjetor të vitit 2018.

Komuna e Prishtinës mban konferencë për medie.

Grupi i Grave Deputete organizon tryezën me temën “Institucionet dhe mekanizmat ekzistues në përgjigje të dhunës në familje”.

Punëtorët teknik të kompanisë “Beni”  që kryejnë shërbime në Konviketet e Qendrës Studentore të Prishtinës do të protestojnë për kthimin nën menaxhimin e Qendrës Studentore.

Radiotelevizioni i Kosovës mban mbledhje komemorative për gazetarin Hivzi Krasniqi.

Presidenti Hashim Thaçi do të marrë pjesë në ngjarjen “Ëomen in Energy Scholarship Program”, organizuar nga Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit – MCC.

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin e 30-vjetorit të Grevave të Minatorëve.