Gjendet fosili i papagallit më të madh në botë

Në gërmimet e bëra në rajonin Otago, të Zelandës së Re, është gjetur fosil i papagallit që është i një lloji dy herë më të madh se ai Kakapo, një lloj papagalli i cili njihet si më i madhi.

Në gërmimet e bëra në Bathans janë gjetur fosilet e papagallit më të madh në botë.

Papagalli gjigant u emërtua me emrin “Heracles” (Herkuli), mendohet se ishte i lartë rreth një metër dhe peshonte rreth shtatë kilogramë.

Kjo tregon se është dy herë më i madh se papagalli më i madh në botë, Kakapo.

“Ka 20 vite që gërmojmë këto shtretër të fosileve. Çdo vit, nxjerrim zogj të rinj dhe kafshë të tjera. ‘Herkuli’, pavarësisht që është ndër shpendët më të mrekullueshëm që kemi zbuluar, pa dyshim ka edhe shumë lloje që presin të zbulohen”, tha një prej arkeologëve./atsh