Ngjarjet që janë paralajmëruar për ditën e sotme

Sot është e shtunë, 11 maj dhe për ditën e sotme janë paralajmëruar këto ngjarje:

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri viziton shkollën “Selami Hallaqi”, në hapjen e garës së diturisë. (Shkolla “Selami Hallaqi”, Gjilan, 10:00).

Komuna e Rahovecit organizon tryezën shkencore “Roli i festivalit të folklorit ‘Anadrinia Jehon’ në ruajtjen dhe kultivimin e traditave kombëtare shqiptare”. (Kuvendi Komunal, Rahovec, 11:00).

Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon me garën e parë në disiplinën malore. (Prevallë, 12:30).

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së mban mbledhjen e rregullt, nën kryesimin e kryetarit Isa Mustafa. (Selia e LDK-së, te Qafa, 13:00).

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim kongresistin amerikan, Ed Case. (Ndërtesa e Qeverisë,16:00).

Komuna e Obliqit mban takim me banorët e fshatrave (Hade dhe Shipitullë, 17:00).