Ngjarjet që janë paralajmëruar për ditën e sotme

Sot është e enjte, 16 maj dhe për ditën e sotme janë paralajmëruar këto ngjarje:

Mbahet Kuvendi i Punës së LDK-së. (Restorant “Miracle”, Zona industriale në Prishtinë, ora 11:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) prezanton raportin “Keqpërdorimi i rezervave buxhetore: Një këndvështrim mbi vendimmarrjen e Qeverisë”. (Qendra e Konferencave “Orion”, ora 11:00)

Lëvizja për Drejtësi mban konferencë me temën “Fushata vetëdijesuese për trafik gjatë muajve të verës”. (Zyrat e LD-së, ora 11:00)

Organizata “Toka” mban konferencë për fuqizimin e vajzave nga zonat rurale të Kosovës. (Kino “Armata”, ora 10:50)

Bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Kosovare. (ora 12:00)

Nisin punimet për segmentin e dytë të rregullimit të shëtitores së lumit “Krena”. (Në kryqëzimin e rrugëve “Tefik Çanga” e “Mazllum Lakuci”, Gjakovë, ora 12:00)

Mbahet takimi jubilar i Komunës së Ferizajt në 20 vjetorin e çlirimit nga forcat serbe. (Restorant “Fitorja”, ora 17:00)