Ngjela e zbulon në Open: Ja pse ligji anti- KÇK do të rrëzohet

Vazhdoi me kritikat e tij ndaj ligjit anti- KÇK avokati Spartak Ngjela. Një tjetër kritikë që avokati tha në Open në Top Channel ishte se ligji krijon obsesion.

Ky ligj krijon obsesion. Ju e dini që obsesion është vonesë. SPAK-u merr nën hetim kryeministra e poshtë. Populli këta i pret në burg.

Çfarë ndodh tani. Kjo strukturë e mbush SPAK-un me dosje të krimit banal, duke lënë jashtë hetimit zyrtarët e lartë dhe politikanët.

Kjo krijon vonesë. Populli kërkon në burg politikanët. Pranaj ky ligj do të rrëzohet ashtu siç ndodhi me ligjin për mediat ku kryeministri kërkoi të bëjë AMA-n gjykatë. Kështu ky ligj nuk do të kalojë- tha Ngjela.