Lirohen të gjithë minatorët që mbetën të bllokuar në minierën e Trepçës

Janë liruar të gjithë minatorët e bllokuar në Trepçë, pas prishjes së një elevatori i cili ua mundëson atyre hyrje-daljet nga thellësia e minierës.

Klan Kosova ka mësuar se gjendja shëndetësore e tyre është e mirë.

Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth 40 minatorë të minierës së Trepçës kishin mbetur të bllokuar në minierë.