Nikaj i PDK-së paralajmëron “bllokim” në rast të sanksioneve: S’do të ketë normalitet politik

Bernard Nikaj, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka deklaruar se nëse Kosova sanksionohet nga vendet perëndimore dhe gjendja politike mbetet e njëjtë, opozita nuk do të rrijë duarkryq.

Gjatë një interviste në emisionin “Pressing” në T7, Nikaj deklaroi se në një situatë të jashtëzakonshme, ata nuk mund të marrin pjesë në seanca të Kuvendit dhe të votojnë projektligje.

Nikaj paralajmëroi se PDK-ja do të mos marrë pjesë në seanca dhe do të kryejë bllokada të ndryshme.

“Do të na bëjnë ne që mos të sillemi sikur të kemi një normalitet politik. E pakta që ne do të bëjmë që mos të sillemi në normalitet politik, mos pjesëmarrjes, bllokimit që do të vijnë të përshkallëzohen me situatën,” – pohoi Nikaj.